Gisele Bundchen, modelja më e paguar

21/09/2015 00:00

Gisele Bundchen është modelja më e paguar në botë. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” edhe për këtë vit përpiloi listën specifike në këtë fushë dhe Bundchen është në krye të saj, pavarësisht tërheqjes nga pasarelat. “Sipas Forbes”, bashkëshortja e kuotërbekut amerikan, Tom Brady, vitin e kaluar përfitoi plot 44 milionë dollarë.

Shumë të distancuara prej saj, në vendin e dytë dhe të tretë, pozicionohen Adriana Lima dhe Cara Delevingne që gjatë 2014-ës përfituan nga 9 milionë dollarë.

Por, Delevingne ka edhe burime të tjera të ardhurash, pasi përveç pasarelave të modës ajo është e përfshirë edhe në botën e muzikës.

Klasifikimi i “Forbes” për modelet më të paguara vijon me holandezen Doutzen Kroes, që përfitoi 7.5 milionë dollarë, e ndjekur nga Stella McCartney e Natalia Vodianova. Në dhjetëshen e modeleve më të paguara figurojnë edhe emra të njohur si Miranda Kerr, Alessandra Ambrosio apo Candice Swanepoel.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel