Digjet jahti luksoz i presidentit të Napolit

21/09/2015 00:00

Presidenti i klubit italian të Napolit, Aurelio De Laurentiis, u përfshi në një incident të tmerrshëm ditën e diel, teksa ai, djali i tij dhe 10 të ftuar janë shpëtuar me një helikopter nga jahti luksoz që u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Posillipo, një qytet i vogël pranë Napolit.

Pasi u evakuuan nga jahti, i cili ishte në pronësi të presidentit 66-vjeçar të Napolit, De Laurentis së bashku me të ftuarit u vendosën në brigjet e Posillipo, nga ku shihej një pamje e dramatike e jahtit të përfshirë nga flakët.

“Për fat të mirë të gjithë u evakuuam në kohë. Unë nuk e di se çfarë ndodhi, ndoshta një qark i shkurtër elektrik”, tha De Laurentiis pas ngjarjes

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë para ndeshjes së të dielës në mes Napolit dhe Lazio-s, ku vendasit fituan 5-0. Nuk është e qartë nëse presidenti e ndoqi ndeshjen nga shkallët e San Paolo.

Pas ngjarjes, një video me jahtin e përfshirë nga flakët u shpërnda në “Youtube”. Çuditërisht kjo video ishte kapur nga ish-lojtari i Napolit dhe kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro.

Mediat shkruajnë se De Laurentiis e kishte blerë jahtin superluksoz në muajin mars, ndërsa pas kësaj ngjarje thuajse është shkatërruar totalisht.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel