Tronditen fansat e John Lennon (Video)

21/09/2015 00:00

Fansat e John Lennon janë tronditur për shkak të një video ku shihet këngëtari teksa tallet me personat me aftësi të kufizuar.

Legjenda e grupit “The Beatles” ka qenë një frymëzim për shumë njerëz, por me kalimin e viteve duket se po zbulohen edhe anët e errëta të artistit. Ka qenë një program “It Was Alright In The 1960” që ka publikuar këtë video tronditëse.

Në klipin e xhiruar gjatë një perfomance “live”, Lennon shihet teksa shtrembëron fytyrën dhe bën lëvizje të çuditshme në një mënyrë ofenduese.

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave nëpër rrjetet sociale, të cilët tregojnë zhgënjimin e madh ndaj këtij artisti.

Top Channel