Kosovë, sulmohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

21/09/2015 23:10

Rreth orës 21:20 katër persona, prej të cilëve dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.

“Dy nga sulmuesit ishin djemtë e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona, ndërsa dy të tjerë kanë ikur”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Dy aktivistët e VV-së janë sulmuar me thikë dhe të njëjtit po marrin mjekimin në QKUK.

“Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe është i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë”, thuhet ndër të tjera në postimin e VV-së.

Top Channel