Filipine, persona të armatosur rrëmbejnë 4 turistë

22/09/2015 06:05

Persona të armatosur në Filipinen Perëndimore kanë rrëmbyer katër persona, prej të cilëve dy janë kanadezë, një norvegjez dhe një grua vendase. Zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se ata janë rrëmbyer në një resort në ishullin Samal, pranë Davaos në Mindanao.

Rrëmbyesit, të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia, janë larguar me varkë. Kapiteni Alberto Caber u shpreh se 4 personat e rrëmbyer nuk ishin marrë rastësisht, por ishin nën shënjestrën e të armatosurve.

Autoritetet kanë thënë se dy turistë japonezë të cilët gjendeshin në resortin e njëjtë kanë tentuar të ndalojnë rrëmbimin, që ndodhi pak para mesnatës me orën lokale.

Që nga viti 1990 në Filipinën Perëndimore kanë ndodhur disa incidente të tilla të rrëmbimit të turistëve nga gupet ekstremiste myslimane, të cilët kërkojnë shumë të mëdha parash për lirimin e tyre.

Top Channel