Ibra nuk po gjen golin, Blanc: Asnjë shqetësim

22/09/2015 10:55

Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës në këtë sezon me PSG, por kjo nuk e shqetëson shumë Loran Blanc.

Trajneri i kampionëve të Francës, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Guingamp, shprehu besimin se sulmuesi suedez do të nisë të shënojë shumë shpejt

“Ibrahimovic nuk po arrin dot të shënojë, por kjo gjë ndodhi edhe sezonin e kaluar. Në fakt, po shoh se ai po vjen në formën më të mirë edhe pse ka dështuar në përpjekjet e tij për të gjetur golin. Ne i pamë përpjekjet e Ibrës edhe në sfidën ndaj Reims”, tha Blanc.

Loran Blanc nuk la jashtë vëmendjes edhe dhunën e shfaqur në sfidën mes Marsejës dhe Lionit, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 22 minuta duke kërkuar masa më të ashpra ndaj këtij fenomeni.

“Nuk është hera e parë. Autoritetet duhet të aplikojnë ndëshkime shumë më të ashpra ndaj këtij fenomeni”, deklaroi ai.

Top Channel