Skandali, ish-zyrtari i lartë i FIFA-s do të ekstradohet në SHBA

22/09/2015 10:55

Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Xhek Uorner do të ekstradohet në SHBA. Prokuroria e Përgjithshme e Trinidad Tobago nënshkroi dokumentacionin e nevojshëm që lejon transferimin e Uorner në shtetin amerikan ku do t’u përgjigjet 12 akuzave për korrupsion dhe marrje ryshfeti të ngritura ndaj tij.

Xhek Uorner është një prej personave të arrestuar nga autoritretet zviceranne me kërkesë të Prokurorisë së SHBA në fundin e muajit maj, pikërisht 2 ditë përpara Asamblesë së Përgjithshme të FIFA-s.

Uorner, që ka mbajtur postin e zv/presidentit të FIFA dhe presidentit të CONCACAF, nuk i pranoi akuzat, por problemi qëndron se emri i tij u përfshi në një tjetër skandal, atë të marrjes së 10 milionë Dollarëve në formën e ryshfetit për  të votuar në favor të Kandidaturës së Afrikës së Jugut për organizimin e Botërorit 2010.

Skandali i korrupsionit në FIFA i kushtoi shtrenjtë edhe në karrierën politike Xhek Uorner, kjo për faktin se ai  humbi në zgjedhjet parlamentare të zhvilluar në fillim të këtij muaji në Trinidad-Tobago.

Top Channel