Kolonjë, asgjësohen mbi 3.500 bimë kanabisi në Gërmenj

22/09/2015 11:05

Mbi 3.500 rrënjë narkotike të llojit kanabis janë gjetur të mbjella në zonën e Gërmenjit, në rrethin e Kolonjës.

Në mes të pyjeve ishin mbjellë 5 parcela për të kultivuar drogën, për të cilat policia është njoftuar në rrugë operative.

Pas kontrollit të kryer në zonën e rekomanduar është gjetur edhe një vend per tharjen e bimëve dhe 32 kg kanabis e tharë.

Policia ka shkatërruar me anë të zjarrit të gjitha bimët, por nuk ka arritur të gjejë personat përgjegjës për kultivimin e tyre.

Top Channel