Nuk ka amnisti për evazionin, Rama: Deklaroni atë që keni fshehur

22/09/2015 11:30

Kryeministri Rama ftoi sipërmarrësit italianë të eksplorojnë mundësitë e investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe ato të bashkëpunimit me bizneset shqiptare.

Në një forum me përfaqësues të industrialistëve të rinj të Italisë, për të krijuaj një klimë të përshtatshme biznesi, kryeministri tha se qeveria është e vendosur në reformimin e drejtësisë dhe luftën kundër informalitetit. Në këtë pikë kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë amnisti për asnjë evazor, por ftoi bizneset të vetërregullohen siç u shpreh ai para se të përballen me ligjin.

Nuk ka për të patur amnisti, dhe tolerancë ndaj kujtdo që në inercinë e shkeljes së ligjit kërkon zgjetje kohe por u ofrojmë vetërregullim pra të deklarojnë atë që kanë fshehur pa pasojë, dhe ta bëjnë sot pasi nesër kur të jenë objekt kontrolli do të përballen me pasojat”, tha Rama.

Për kryeministrin Rama kjo do të vendoste bizneset në marrëdhënie transparence me shtetin, kërkesë kjo e renditur dhe nga sipërmarrësit italianë.

“Kur flitet me institucionet që na qeverisin shumë shpesh përsërisim se kemi nevojë për infrastrukturë, ligjshmëri, transparencëmë pak burokraci dhe më pak taksa. Këto janë perceptime që i ndajmë të gjithë dhe institucionet nuk mund të hiqen sikur këto nuk janë nevojë për biznesin…”, tha Marco Grabiele Gay, presidenti i sipërmarrësve të rinj të Konfindustrias.

Kryeministri përmbylli ftesën drejtuar investitorëve italianë duke dhënë edhe një tjetër argument për këtë. “Ne jemi faktikisht dy popuj të ndryshëm po krejtësisht një lloj tipologjie njeriu dhe shoqërie. Sigurisht, ju keni Leonardo Da Vinçin, ne kemi Skënderbeun, po po të shohim me sytë e të sotmes, ju i ngjani Leonardos sa i ngjajnë grekët e sotëm Platonit. Dhe ne i ngjajmë Skënderbeut sa i ngjani ju Leonardos”, tha kryeministri.

Top Channel