Franca në ndihmë të Gjermanisë, do të marrë 31 mijë refugjatë sirianë dhe irakenë

22/09/2015 12:05

Për të lehtësuar Gjermaninë fqinje, qeveria franceze është treguar e gatshme të marrë refugjatë nga Siria dhe Iraku. 31 mijë të tillë llogaritet të sistemohen përgjatë dy viteve të ardhshme.

Por emigrantët vetë duken se nuk e preferojnë vendin e papunësisë së lartë dhe strehimit të pakët. Përballë Francës, ata do të zgjidhnin pa ngurrim Gjermaninë, Mbreterine e Bashkuar dhe Suedinë, shtete të cilat i shohin si më mikpritese e shumë më të fuqishme ekonomikisht.

Qendra e sistemimit për refugjatët, në këtë vend, janë të rralla. Emigrantët shpeshherë iu duhet të presin me jave apo muaj të tërë për një strehë ku të fusin kokën. Atyre që tashmë janë pranuar, por që ende poshtë e lart pa marrë një zgjidhje përfundimtare prej autoriteteve, situatën ia rëndon edhe më shumë perspektiva e të ardhurve nga Siria e Iraku.

Organizatat e bamirësisë kanë nisur të shtrojnë me shqetësim pyetjen, se çfarë ndikimi do të ketë tek të ardhurit që jetojnë prej shumë kohësh në vend. Disa prej tyre janë emigrantë ekonomikë, të tjerë i jane larguar konflikteve dhe represionit ne vende si Eritrea dhe Sudani. Fati i tyre prej kohësh nuk gjen aq shumë vemendje në politikë dhe media si ai i refugjatëve, që po kalojnë tani nëpër Europë. “Kanë përcaktuar kuota për sirianët dhe irakianët, sepse këto vende janë në luftë,” thotë Hervé Ouzzane, anetar i një grupi që mbështet emigrantët.

Por për kuotat për njerëzit nga Sudani apo Eritrea nuk flitet kurrë, e kjo më nervozon, shton ai. Imazhi i Francës në sytë e refugjatëve të rinj mbetet sidoqoftë aq i zbehtë sa punonjësit e emigracionit nuk kanë arritur të bindin veçse 600 sirianë dhe irakianë të nisen me autobuz nga Mynihu për në Paris. Njëri prej tyre shpjegon se që të zgjidhnin shkuarjen në Francë, emigrantëve u janë premtuar tre gjëra: lehtësi në pajisjen me dokumenta, bashkim familjar dhe një leje qëndrimi 10-vjeçare në këtë vend.

Top Channel