“Ferrari, shpresa e fundit për Red Bull”

22/09/2015 12:10

Për Red Bull, Ferrari duket se është shpresa e fundit për të qenë më kompetitiv e më pranë Mercedes. Është vetë Kristian Horner ai që e deklaron këtë në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta Dello Sport”.

“Ne ia shprehëm Markiones interesin tonë për një bashkëpunim me Ferrarin dhe ai deklaroi se do të fliste me stafin e tij. Nuk mendoj se problemi në këtë pikë qëndron tek ajo çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Gjërat duhen parë në një këndvështrim tjetër. Me këtë bashkëpunim, Ferrari do të ketë dy skuadra të forta për të rivalizuar me Mercedes, që deri tani ka qenë dominuese. Nëse Ferrari do të refuzojë këtë bashkëpunim, atëherë Red Bull dotë ketë probleme të mëdha”, thotë Horner.

Ditët e fundit në media u fol edhe për mundësinë e përfshirjes së Volksëagen në Botërorin e Formula 1. Sipas hipotezave të ngritura, kompania gjermane e prodhimit të makinave ishte gati të nënshkruante me Red Bull për vitin 2018, por të gjitha këto zëra u hodhën menjëherë poshtë nga Horner.

“Lajmet në lidhje me bashkëpunimin meVolksëagen janë thjeshtë në kuadrin e zërave spekulativë”, u shpreh shefi i Red Bull, Kristian Horner.

Top Channel