Rreshjet dëmtojnë të mbjellat, fermerët në Hysgjokaj kërkojnë ndihmë

22/09/2015 12:15

Rreshjet shkaktuan dëme në zonën e Lushnjes, në Hysgjokaj. Fermerët thonë se sipërfaqe të mëdha me domate dhe sera janë dëmtuar rëndë dhe dëmet arrijnë në disa milionë.

“I vetmi burim që ushqehemi kjo serë është. Vemi në treg, kemi frikë të vemë. Asnjë nuk ka menduar për ne”, thotë një fermer.

“Plastmas, shtylla, farën e domates e të gjitha. Jo për vota, po këta po kërkojnë të shkretët të hanë bukën e gojës”, thotë një tjetër fermer.

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë që t’i vlerësojë dëmin e shkaktuar. Kjo zonë njihet për sipërfaqen më të madhe të serave në rrethin e Lushnjes.

Top Channel