Rita Ora mendon të hapë shkollë arti në Kosovë

22/09/2015 13:30

Rita Ora ka në plan të hapë një shkollë arti në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga vetë këngëtarja me origjinë kosovare në një intervistë të dhënë për për revistën “Glamour”.

Këngëtarja, në partneritet me UNICEF-in, po planifikon të ndërtojë shkollë të arteve skenike në Kosovë, të cilën revista amerikane e konsideron si një shtet që është ende i trazuar pas luftërave ballkanike të viteve e ‘90-të.

Shkolla Skenike, që mendohet të hapet në Kosovë, ka të bëjë me format e artit në të cilën artistët përdorin zërin e tyre apo edhe lëvizjet e trupit që përfshijnë vallëzimin, muzikën, operan, teatërin, pantomiminë, teatrin e kukullave, recitim e të tjera.

Top Channel