Tenton të vjedhë banesën, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari

22/09/2015 14:00

Policia e Librazhdit ka parandaluar në kohë një 17-vjeçar i cili ka tentuar të vjedhë në një banesë. Ngjarja është regjistruar në Librazhd, ku J. Gj., nga fshati Shijon është pikasur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar komshiun e vet dhe policinë.

Në tentativë për t’u larguar, autori ka goditur me thikë në gjoks, A. Zh, 21 vjeç, komshiu i të zotit të banesës, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka reaguar në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes, duke prangosur autorin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë dhe një çantë. Mbi 17-vjeçarin rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje dhe vjedhje e mbetur në tentativë.

Top Channel