Selfie-t kanë vrarë këtë vit më shumë njerëz sesa peshkaqenët. Javën e kaluar, një turist japonez 66-vjeçar ndërroi jetë teksa i shkrepte vetes një pozë përpara Taj Mahal-it në Indi, duke u bërë personi i 12-të që vdes nga një selfie.

Aq shumë ishte përqëndruar tek gjetja e pozicionit më të përshtatshëm pë një foto të paharrueshme, sa iu penguan këmbët e ra nëpër shkallë. Goditja e kokës, për të, rezultoi fatale.

Katër nga vdekjet prej selfie-ve sivjet kanë qënë pasoje e rrëzimeve. Ndër shkaqet e tjera renditen goditja nga treni apo ulja e vigjilencës ndaj rreziqeve. Autoritetet në Denver të Kolorados u detyruan ta mbyllnin kanionin e Waterton-it sepse vizitoret nuk reshtnin së shkrepuri aparatin për një selfie me arinjtë.

Disney i ka ndaluar selfie-t në parqet e tij duke cituar arsyet e sigurisë, dhe në muajin korrik, ministria e Brendshme ruse pat nxjerrë në qarkullim broshura me paralajmërime mbi selfie-t që të kushtojnë jetën. Përpara se të merrnin poza, mendoni pak se gara për sa më shume “pelqime” në rrjetet sociale mund t`iu çojë në një rrugë pa kthim dhe ai selfie i fundit të përdoret post-mortum, thuhej aty. Peshkaqenët ndërkohë, në 2015-tën kanë vrarë vetëm 8 vetë. Mania e selfie-t i bën njerëzit të pakujdesshëm, ndërsa frikën nga predatorët e tmerrshëm të ujit e njohin të gjithë, ndaj edhe ruhen prej tyre.

Top Channel