Berat, plagosen tre ushtarë duke pastruar depot e armatimit

22/09/2015 16:10

Shpërthimi i kapsollave plagosi tre ushtarë në repartin ushtarak në Vërtop të Beratit. Lutmir Gjata, 27 vjeç, banues i fshatit Vojnik, ngeli i plagosur rëndë dhe u dërgua për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burime nga Spitali Rajonal i Beratit bëjnë me dije se 27-vjeçari u paraqit paraditen e sotme me plagë në trup dhe në kokë. Me plagë të lehta në trup mbërritën dhe dy të plagosurit e tjerë: Mariglen Çela, 26 vjeç, banues në fshatin Duhanas dhe Marin Xhini, 27 vjeç, banues në Golem të Durrësit.

Të dy të plagosurit e tjerë lanë ambientet e spitalit pasi morën ndihmën shëndetësore.

Mësohet se tre ushtaraët kanë qënë duke pastruar një depo nga mbetjet në kohën që ka shpërthyer kapsolla që shkaktoi plagosjen e tyre.

Top Channel