Jolie-Pitt dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre

22/09/2015 16:45

Angelina Jolie dhe Brad Pitt përflitet se dëshirojnë të zgjerojnë familijen e tyre duke birësuar një jetim sirian.

Aktorja hollivudiane raportohet të jetë takuar me 3 vëllezër sirianë, të cilët kanë mbetur jetimë pasi babai i tyre ishte marrë nga ushtarët, ndërsa nëna kishe humbur jetën gjatë bombardimeve.

Angelina dhe Brad momentalisht janë prindër të 6 fëmijëve, ku 3 prej tyre janë biologjikë (Shiloh, Knox dhe Vivienne), ndërsa 3 janë të birësuar (Maddox, Pax dhe Zaharah).

Aktorja 38-vjeçare thuhet se dëshironte t’i birësonte të 3 vëllezërit, por kjo gjë është kundërshtuar nga Brad, duke thënë se do të ishte shumë e vështirë që fëmijët të përballeshin me këto ndryshime të papritura.

Top Channel