Sulmi ndaj Mustafës, reagon Delawie: Nuk nevojiten akrobaci politike

22/09/2015 17:20

Vetëm pak orë pas ngjarjeve të ndodhura në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Isa Mustafa ka rënë pre e një sulmi me vezë nga deputetë të partive opozitare gjatë raportimit të tij përpara ligjvënësve për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Bruksel, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Rruga e Kosovës drejt integrimit euroatlantik kërkon respektimin e procedurave demokratike dhe bashkëpunimin rajonal, jo akrobaci politike”, shkruan në profilin e tij zyrtar, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.

Top Channel