Siri, ISIS-i ekzekuton 9 persona sepse ishin homoseksualë

22/09/2015 17:20

ISIS-i ka ekzekutuar publikisht të hënën 9 meshkuj, përfshirë një djalë 15-vjeçar, për arsye se ishin homoseksualë. Ekzekutimet u kryen në Rastan, në provincën e Homsit, në prani të shumë njerëzve.

Militantët e ISIS-it kanë shkatërruar çdo aparat që ka regjistruar këto ekzekutime dhe nuk kanë publikuar “online” pamje nga ekzekutimi i shumëfishtë.

Më parë, ISIS-i ka publikuar video dhe foto ku tregohet si homoseksualët hidhen nga godina të larta apo vriten me gurë në prani të grumbujve të mëdha me njerëz.

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se ISIS-i ka ekzekutuar deri tani rreth 30 homoseksualë në Siri.

Top Channel