Real Madrid, Benitez: Cristiano është i vetmi i padiskutueshëm

22/09/2015 18:30

Rafael Benitez ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar që e ka të sigurtë formacionin te Reali i Madridit.

“Sot për sot, kemi vetëm një lojtar të padiskutueshëm dhe ai është Cristiano Ronaldo. Ai di shumë mirë të menaxhojë fuqitë dhe është në formë. Cristiano është i padiskutueshëm, të tjerët janë të mirë”, tha trajneri i madrilenëve një ditë para sfidës ndaj Athletic Bilbaos.

“Të gjithë e dinë se Cristiano shënon 60 gola në sezon dhe është vlerë e shtuar për skuadrën”, deklaroi më tej Benitez.

Top Channel