Gjirokastër, arrestohet mjeku që u denoncua në “Fiks Fare”

22/09/2015 19:10

Pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” të rastit kur një mjek kërkonte rryshfet për të nxjerrë një pacient nga spitali, Policia e Gjirokastrës ka ndalur 42-vjeçarin Arben Kuro, mjek në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

“Sipas emisionit “Fiks Fare” dhe kallëzimit të bërë më datë 22.09.2015 nga shtetasi S.P, 33 vjeç, banues në fshatin Kalivaç,  Arben Kuro i ka marrë 15.000 lekë të reja për një operacion që i ka bërë djalit të shtetasit S.P.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës.

Ndaj mjekut është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel