Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

22/09/2015 20:20

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, një ndër zërat më të spikatur të muzikës shqiptare, “Mjeshtri i Madh” Tonin Tërshana. I njohur për vokalin e tij të veçantë, Tërshana ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”, ku gjendej i shtruar pas një sëmundjeje të rëndë.

I njohur si një ndër këngëtarët më potentë të përpara viteve ‘90, Tonin Tërshana, pas ardhjes së demokracisë u largua nga vendi si shumë shqiptarë, për t’u kthyer vetëm disa vite më parë.

Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale të RTSH-së, duke fituar 4 çmime të para.

Dalja e tij e fundit publike ishte vetëm 3 javë më parë, ku këngëtarit të njohur iu dorëzuan çelësat e shtëpisë, si përfitues i banesave sociale, pasi ai ishte i pastrehë. E duket se ky ka qenë dhe pengu i fundit i Tonin Tërshanës.

Top Channel