Versioni ndryshe i “Shake it off” nga 12-vjeçarja me leuçemi

22/09/2015 00:00

Lorelai Clubb, 12-vjeçarja nga Misuri, e cila u diagnostikua pak javë para ditëlindjes së saj të dymbëdhjetë me leuçemi akute, ka regjistruar një video të këngës së Taylor Swift nëpër ambientet e spitalit ku ajo qëndron e shtruar.

Para se jeta e saj të ndryshonte rrjedhë, Lorelai kishte blerë bileta për të qenë në koncertin e këngëtares së saj të preferuar. Por, tashmë gjendja e saj fizike nuk e lejon të jetë e pranishme, pasi mund të marrë infeksione, duke vendosur në rrezik shëndetin e saj. 12-vjeçarja uron që videoja të shihet dhe nga vetë Taylor, duke shpresuar që këngëtarja të shkojë ta vizitojë.

Kjo do të ishte dhurata më e bukur për të. E nëse kjo do të ndodhte, nuk do ishte aspak e çuditshme, pasi Taylor ka treguar që di të jetë shumë zemërgjerë me fansat e saj duke i surprizuar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel