Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi pranë një pike karburanti

23/09/2015 09:00

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë një pike karburanti në Fushë-Krujë.

Shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi artizanal.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por janë thyer vetëm xhamat e një lokali dhe të një autobusi.

Top Channel