“Ndërmjetësi” në Vlorë, dy të arrestuar për hashash

23/09/2015 00:00

Policia ka finalizuar  Operacionin Anti-Kanabis të koduar me emrin “NDËRMJETËSI” në qytetin e Vlorës dhe ka sekuestruar 89 kg lëndë narkotike, si dhe asgjësoi me djegie 3 parcela me 663 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” në fshatin Shkozë të Vlorës.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Dilaver Kapaj, 32 vjeç dhe Behari Bazaj, 38 vjeç, të dy me banim pranë njëri-tjetrit në fshatin Shkozë. Seksioni kundër narkotikëve, gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë zonë të thellë malore, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie bimësh narkotike prej 89 kg, të varura për t’u tharë, gati për t’u shitur, në banesën e shtetasit: Dilaver Kapaj, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës duke fjetur gjumë.

Këtij personi i është gjetur dhe sekuestruar pranë vetes një armë zjarri të llojit,  automatik model 56′,  bashkë me krëhërin dhe 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Top Channel