Kidman: Në kontakt me fëmijët me mesazhe dhe internet

23/09/2015 10:15

Nicole Kidman insiston se ajo mbështetet në teknologjinë moderne për të qënë në kontakt të përhershëm me dy fëmijët e saj që ka adoptuar gjatë martesës 11-vjeçare me Tom Cruise.

Ish çifti ka adoptuar Isabella, 22 vjeçe dhe Connor, 20 vjeç në vitet 1992 dhe 1995. Pas ndarjes me Cruise në 2001, aktorja 48-vjeçare u rimartua me këngëtarin australian Keith Urban, me të cilin ka dy fëmijë, Sunday, 7 vjeç dhe Faith, 4 vjeç. Por ajo këmbëngul se fëmijët me Cruise janë shumë konstant në jetën e saj.

“Unë kam katër fëmijë, dhe është shuëm e rëndësishme të jem në kontakt me ta. Sigurisht që jam e lidhur me teknologjinë, por jo të më vendosë rregulla në jetë. Unë dhe bashkëshorti im nuk i shkruajmë mesazhe njëri-tjetrit. Asnjëherë. Vetëm një herë në kaq kohë mund të ndodhë. Por kryesisht ne themi “Dua të të dëgjoj zërin”, shprehet Kidman.

Top Channel