Gjyqi ndaj pilotit italian të avionit që ra në Divjakë

23/09/2015 12:40

Në gjyqin ndaj pilotit italian të avionit që ra në Divjakë, Giorgio Riformato, dëshmoi të mërkurën inspektori i Albkontroll-it, Erjon Pipero.

Pipero deklaroi se ka kontaktuar me Riformaton, ndërkohë që ai po humbiste lartësi.

“Riformato më tha se po provonte avionin në lartësi të ulët. “Albkontroll” nuk jep leje dhe as nuk miraton leje për avionë. Riformato kishte si plan lëvizjeje daljen nga hapësira ajrore e Shqipërisë”, ka deklaruar Pipero.

Top Channel