PS, Balla: Dekriminalizimi duhet bërë menjëherë

23/09/2015 12:45

Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Dekriminalizimi duhet bërë menjëherë. Çështjet që e vonojnë dhe e bëjnë qesharak procesin në sytë e botës, nuk do të përfshihen në të”, tha Balla.

Deputeti socialist shtoi se ai që ka rëndësi është thelbi i këtij procesi, që do të thotë se çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale, nuk mund të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Top Channel