Korçë, arrestohen 4 shtetas për zotërim droge dhe armësh

23/09/2015 13:30

Policia e Korçës ka njoftuar sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike dhe disa armëve në kuadër të operacionit “Profesori”. Në pranga janë vënë 35-vjeçari Edion Miho, 33-vjeçari Ervis Liçi, 21-vjeçari Andi Qeraxhi dhe 40-vjeçari Gjergji Themeli.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Themeli, në lagjen nr. 12 të Korçës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg kanabis, 18 kg bimë narkotike e përpunuar në gjendje të lëngët, 1 kg vaj hashashi, 1 automatik, 1 pistoletë, 1 krëhër me 11 fishekë, 3 automjete, 8 aparate telefonikë celularë, 7 bidona me përzierës për përpunimin e bimës narkotike dhe një pajisje për zierjen dhe kullimin e vajit të hashashit.

Top Channel