Ja si e feston 2-vjeçarja golin e Milanit

23/09/2015 17:10

Ende nuk i ka mbushur 2 vjeç, është vetëm 22 muajshe, por është një tifoze e zjarrtë e Milanit. Giorgia, së bashku me babin e saj, ndoqën në shtëpi ndeshje mes Milanit dhe Palermos, që kuqezinjtë e fituan me rezultatin 3-2.

Giacomo Bonaventura realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit në këtë ndeshje dhe gëzimi i vajzës së vogël dhe babait të saj ishte vërtetë i madh.

Me siguri që dashuria për kuqezinjtë nuk është se i ka lindur nga lojërat e bukura të ekipit, por Giorgia duket se ka shkuar pas babait të saj.

Top Channel