“Martirizimi” i dhimbshëm i një adoleshenti (VIDEO)

23/09/2015 17:50

Vëmendja e mediave dhe opinionit ndërkombëtar është zhvendosur tek fluksi i emigrantëve dhe ajo që ndodh çdo ditë në vendburimin e këtij fluksi është lënë në hije.

Realiteti i përditshëm i atyre sirianëve që kanë mbetur ende në vendlindje është lufta dhe frika e vdekjes nga momenti në moment dhe këtë e tregon më së miri një video e hedhur në internet nga një grup ekstremist i lidhur me Al Kaedan.

Në video shihen disa luftëtarë xhihadistë që i japin përshëndetjen e fundit “martirit” të radhës; një adoleshenti uzbek që merr përsipër të drejtojë një autoblind të mbushur me eksploziv drejt bazave të armikut në frontin e luftës.

Sipërmarrja vetëvrasëse e të riut uzbek nuk rezultoi aq e thjeshtë sa ai e kishte menduar. I vënë përballë vdekjes, adoleshenti përlotet në momentin kur futet në autoblind.

Pak sekonda më vonë, në video shfaqen planet, që tregojnë momentin e shpërthimit. Adoleshenti ja doli mbanë në misionin e tij vetëvrasës duke lënë pas shtëllunga tymi të ngritura në qiell, shkatërrim dhe ndoshta dhjetra viktima veç vetes. 

Top Channel