Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës

23/09/2015 20:00

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate të shumta mes këshilltarëve demokratë dhe kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, ku pika më e nxehtë ishte ajo e riorganizimit të Drejtorise Nr.1 dhe krijimit të “Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, e cila në fund u miratua vetëm me votat e maxhorancës.

Sipas opozitës, kjo gjë shërben për të larguar njerëz nga puna duke përmendur largimin e 60 personave pak ditë më parë, ndërsa nga ana e tij, Veliaj ka bërë të ditur emrat e personave që janë larguar, ku mes tyre ishte dhe truproja e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Arjan Adhami.

Top Channel