Lorik Cana bëhet baba për herë të parë

23/09/2015 00:00

Duket se parashikimet nuk kanë rezultuar të sakta, pasi sipas thashethemeve të cilat qarkulluan së fundmi, Lork Cana përflitej se do të bëhej baba në ditën e ndeshjes me Serbinë, por bashkëshortja e kapitenit të skuadrës shqiptare, Monika, lindi fëmijën e parë të çiftit që është një djalë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga klubi i Nantes, që ka lejuar kapitenin e Kombëtares shqiptare, të jetë pranë bashkëshortes së tij në këtë ditë të lumtur për çiftin, duke munguar në seancën e fundit stërvitore.

Emri i djalit të kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit ende nuk dihet.

Cana dhe modelja italiane, u martuan rreth 15 muaj më parë, ku organizuan dhe një festë madhështore në Prishtinë dhe më në fund dashuria e tyre u kurorëzua dhe me lindjen e fëmijës së tyre të parë.

Top Channel