Incident turpërues për Victoria Beckham

23/09/2015 00:00

Ajo njihet si mishërimi i joshjes, por duket se drejtimi i festimeve për 1-vjetorin e dyqanit të saj në Londër ka qenë një ngarkesë e madhe për Victoria Beckham.

Teksa ka qenë duke u larguar nga vendi ku u organizuan festimet e përvjetorit të parë të dyqanit, përkrah bashkëshortit të saj, Victoria është shfaqur e lagur në një vend delikat që askush nuk do kishte dashur, midis këmbëve të saj.

“Ishte pozicioni më  delikat ku një pije mund të derdhej, ndërkohë që Victoria ka qenë ulur. Pavarësisht incidentit, mbrëmja ishte fantastike”, tha një i afërm i çiftit.

Edhe pse një incident jo shumë i këndshëm, Victoria sërish ka treguar stilin e saj elegant në të veshur, me një palë pantallona dhe bluzë të zezë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel