Propozimi 1.5 milionë dollarësh i Harris

24/09/2015 00:00

Duket se kanë rënë këmbanat e dasmës për çiftin më të diskutuar të momentit në “shoubizin” botëror Taylor Swift dhe Calvin Harris. Plani flitet të jetë i afërt pasi DJ Harris po e mendon mirë mënyrën e propozimit, dhe sigurisht unazën me diamante për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Por, unaza për Calvin Harris ka rëndësi të veçantë dhe mendohet se vlera e saj do të jetë 1 milion e 400 mijë dollarë. Lajmin e bënë të ditur disa miq të afërt të 31-vjeçarit ekskluzivisht për revistën “OK”, duke rrëfyer se djali është marrëzisht i dashuruar dhe propozimi do të bëhet deri në fund të tetorit.

E ndërsa Taylor Swift është shprehur se edhe pse nuk është në dijeni të një plani të tillë, ajo është plotësisht gati për të thënë një “po” të madhe.
Çifti i muzikantëve janë në një marrëdhënie prej 9 muajsh, por mediat britanike nuk kanë ngelur pa komentuar edhe mënyrën se si Swift dhe Harris u lidhën.

Taylor Swift përfitoi nga ndarja e Harris me këngëtaren Rita Ora, ku sipas “Mirror”, ndoshta tani planet e martesës së ish të dashurit të saj, do të shërbejnë si një frymëzim për albumin e ri të bukuroshes kosovare.

Top Channel