Jemen, sulm kamikaz në xhami; 12 viktima

24/09/2015 08:10

Një sulm kamikaz me bombë ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin e Jemenit, Sana, gjatë faljes së Kurban Bajramit.

Sipas BBC, nga ky atentat në xhaminë al-Balili kanë vdekur 12 persona. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe shumë persona të tjerë.

Kryeqyteti i Jemenit është goditur kohët e fundit nga një seri sulmesh me bombë nga ISIS-i.

Top Channel