Myftiu i Shkodrës: Myslimanët nuk e pranojnë ekstremizmin

24/09/2015 09:00

Në Shkodër, aty ku ndodhet një numër i madh i besimtarëve myslimanë, është mbajtur falja e mëngjesit në të gjitha xhamitë. Me shumë interes besimtarët kanë pritur fjalën e imamit Muhamet Syrtari në xhaminë e madhe të qytetit.

Kleriku sërish është ndalur te vlerat e bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe ka vijuar fjalën e tij kundër ekstremizmit dhe ekstremistëve.

“Nuk mund të pranojmë se pas 15 shekujve ndërtim qytetërimi dhe ndërtim marrëdhëniesh vëllazërore, na qenka ndryshuar libri i shenjtë”, tha myftiu.

Ndërsa ka riktheksuar vlerat e islamit, Syrtari deklaroi se myslimanët shqiptarë nuk do të ndjekin thirrjet e atyre që nxisin konflikt dhe armiqësi.

“Nuk mund të lejojmë që të kemi konflikte fetare sepse nuk ka kuptim. Nuk do të kthehemi në Mesjetë”, tha myftiu Syrtari.

Top Channel