Konflikti i armatosur në Mamurras, arrestohen dy persona

24/09/2015 11:15

Policia e Lezhës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, lidhur me konfliktin e armatosur të një dite më parë, ku dhe ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku mbeti një i vrarë dhe tre të plagosur.

Zanafilla e konfliktit në fakt, sipas burimeve zyrtare ka qënë goditja e Dorjan Mamlit nga kushërinjtë e tij, pasi ai kishte negociuar për konfliktin e Enrik Mamlit me Edmond Tafën, djalin e xhaxhait të viktimës.

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, policia bën të ditur se teksa vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin Range Rover janë përplasur me mjetin tip Benz ku lëviznin Gentjan Elezi, Taulant Bebri dhe Naim Tafa. Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Naim Idriz Tafa,35 vjeç, dhe janë plagosur tre persona.

Të plagosurit Altin Çoku, Idriz Tafa dhe Besim Xhetani kanë qënë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, sqaron policia.

I dëmtuar fizikisht ka mbetur dhe Dorjan Mamli,por jo me armë zjarri, por për shkak të konfliktit me kushërinjtë e tij.

Të arrestuar nga kjo ngjarje janë Enrik Mamli, 28 vjeç, Taulant bebri, 26 vjeç dhe Dorjan Mamli, 31 vjeç. Shpallja në kërkim është bërë për Tom Mamlin, Paulin Mamlin dhe Gentjan Elezin.

Top Channel