Veliaj uron Bajramin: Më shumë barazi në këtë ditë të shenjtë

24/09/2015 11:25

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u është bashkuar urimeve për festën e Kurban Bajramit.

Pas një takimi në komunitetin mysliman, Veliaj bëri thirrje për më shumë barazi në këtë ditë të shenjtë.

Ai tha gjithashtu se, punimet për xhaminë e Namazgjasë janë në rrugën e duhur.

Top Channel