Juventus, starti më i dobët i kampionatit në 45 vite

24/09/2015 11:35

Kanë kaluar 5 javë nga fillimi i kampionatit dhe Juventusi ka regjistriuar statistika vërtet për të ardhur keq. Deri tani, “Zonja e Vjetër” ka grumbulluar 5 pikë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar kishte 15 pikë. Vetëm 5 gola të shënuar deri tani dhe po kaq të pësuar, ndërkohë që një vit më paë bilanci ishte 10 me 0.

Faktorët e kësaj krize të bardhezinjve janë disa: dëmtimet në mesfushë, largimet e rëndësishme apo problemet me përshtatjen të futbollistëve të rinj të ardhur në Torino. Por e vërteta është se Juventusi prej 45 vitesh nuk e shihte veten t’i bënte një start kaq të dobet sezonit të Serisë A.

Sfida e radhës në kampionat për bardhezinjtë nuk do të jetë e lehtë. Ditën e shtunë do të përballen me Napolin, ku një tjetër hap fals mund të rezultojë vendimtar për ta në ecurinë e tyre drejt titullit kampion.

Top Channel