Ekstradohet nga Marseja 41-vjeçari, vrau dy persona për konflikt prone
24/09/2015 11:50
Interpol Tirana ekstradon nga Marseja një 41-vjeçar, autor i një vrasje të dyfishtë. Valentin Gjini, 41 vjeç nga Kruja ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Krujës.
Ngjarja ka ndodhur më 6 maj të 2013, ku në lagjen “Alk” të Fushë- Kuqes janë vrarë me armë zjarri D. Vukaj dhe L. Vukaj. Valentin Gjini, bashkë me babain dhe vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri mbi viktimat për shkak të një konflikti pronësie.
Top Channel