Shkodër, kapen me drogë e armë; pranga dy vëllezërve

24/09/2015 12:20

Agjentë të policisë në Shkodër, gjatë një kontrolli të ushtruar paraditen e së enjtes kanë sekuestruar 36 doza marijuanë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona, posedues të drogës.

Personat në fjalë janë identifikuar si vëllezërit Gëzim dhe Sokol Bajraktari, të cilëve u është sekuestruar edhe një pistoletë, saktësojnë burimet.

Top Channel