Edhe besimtarët myslimanë në Maqedoni kanë festuar këtë të enjte festën e Kurban Bajramit, e dyta më e madhe për myslimanët, pas Fitër Bajramit.

Festa ka filluar me faljen e Namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë dhe objektet e tjera fetare. Në Shkup, manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Bedrit, në Butel.

Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman nuk kanë qenë të paktë ata, që kanë therur kurban, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Këtë ditë festive, ashtu siç është traditë, besimtarët e kanë shfrytëzuar për të vizituar të afërmit e tyre.

Ndërkohë, familjarët e atyre që sivjet kanë shkuar në Haxh, janë në pritje të lajmeve nga Meka, prej ku raportohet për disa qindra të vdekur, prej panikut dhe rrëmujave paniku. Deri në orët e mesditës nuk është njoftuar nëse mes viktimave ka edhe shqiptarë, një numër i madh i të cilëve është nga Maqedonia.

Top Channel