Kosovë, BIK: Besimtarët tanë në Haxh, shëndoshë e mirë

24/09/2015 16:45

Ngjarjet e shënuara së fundi në Arabinë Saudite, nga ku raportohen për qindra të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur rëndë gjatë ritualit vjetor të Haxhit, në vendin e shenjtë të Mekës, kanë shqetësuar jo pak familje të besimit mysliman edhe në Kosovë.

Megjithatë, kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me anë të një komunikate për shtyp ka njoftuar se pjesëmarrësit kosovarë në ritualin e Haxhit, aktualisht në Mekë, janë shëndoshë e mirë.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se, të gjithë besimtarët tanë, që gjenden në Mekë për të kryer Haxhin, janë shëndoshë e mirë, fatbardhësisht nuk janë të përfshirë në aksidentin që ka ndodhur sot në periferi të Mekës. Besimtarët tanë janë kthyer në Mekë, ku po kryejnë ritet e Haxhit”, thuhet në komunikatën e BIK.

Top Channel