Gjendet një granatë ofensive në Portin e Sarandës

24/09/2015 00:00

Një granatë ofensive është gjetur nga punonjësit jashtë objektit të Kapitenerisë së Portit të Sarandës, ndërsa menjëherë në vendngjarje janë afruar ekspertët përkatës për kryerjen e veprimeve.

Policia ka bërë të ditur se punëtorët kanë gjetur në tokë nje kuti kartoni të mbyllur, ndërsa me mbërritjen e ekspertëve është zbuluar se brenda kutisë ndodhet një granatë ofensive, me ngjyrë jeshile.

Mësohet ekspertët anti-eksplozivë janë nisur nga Tirana për të për të vlerësuar nëse granata ka ndonjë mekanizëm që mund të shkaktojë shpërthim.

Mbetet ende e paqartë se si granata ka përfunduar në atë zonë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.

Top Channel