Ahtisaari pret zv.ministrin Selimi, mbështetje Kosovës për në UNESCO

24/09/2015 17:25

Ish-presidenti finlandez, njëherazi edhe hartuesi i planit që çoi Kosovën drejt pavarësisë, Marti Ahtisaari, i ka dhënë mbështetje të plotë anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njofton se, Ahtisaari ka pritur në Helsinki zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

“Presidenti Ahtisaari, i cili drejton Nismën për Menaxhimin e Krizave (CMI) dhe është aktiv në misione paqeruajtëse në botë, shprehu interesim për zhvillimet e fundit në Kosovës, procesin e integrimit evropian, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e ministrisë.

Zëvendësministri Selimi falënderoi Presidentin Ahtisaari, i cili ka fituar edhe çmimin “Nobel” për Paqen, për angazhimin dhe ndihmën e tij të dhënë gjatë procesit të integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

Top Channel