Baleti ka qenë ëndrra e madhe. Rruga e tij është mishëruar nga sakrificat e njëpasnjëshme. Jeta nuk ka qenë e lehtë për Taulant Demkon, 19-vjeçarin nga Lushnja, i cili u gjend që në moshën 2-vjeçare pa përkrahjen e të atit.

Që në moshën 4-vjeçare, Taulanti kishte të dhëna të mira për baletin. Ai u ushtrua në Lushnje për disa vite, e më pas ishte radha e triumfit: hyrja në Shkollën e Baletit. Veç saj edhe jetesa e tij me gjyshin dhe jeta e re, duke pasur fokus të vetëm baletin.

Taulanti ka 8 vite që jeton me gjysh Yzeirin në Tiranë. Ai gatuan, hekuros dhe mezi pret nipin, për të bërë bisedat e ngrohta aq shumë të mirëpritura.

Vetëm pak ditë më parë Taulanti fitoi të drejtën për studimet në Universitetin e Arteve, dega Koreografi, ku u rendit në vendin e pestë.

Top Channel