Infermierja që kërkon të shohë të birin në balet klasik

24/09/2015 00:00

Rreth 15 vite më parë, Juliana, vajza e vetme e familjes Saraçi, u rikthye në shtëpinë e prindërve me dy ëngjëjt e saj të vegjël. Juliana, 41 vjeç, punon si infermiere në Poliklinikën e Lushnjes prej 15 vitesh.

Udhëton shpesh në drejtim të Tiranës, për të takuar Taulantin dhe të atin, e për të kaluar një fundjavë të këndshme me ta.

Ajo shpreson shumë, që i gjithë ky përkushtim të mund t’i shpërblehet një ditë, kur të shohë djalin e saj të madh në një skenë të rëndësishme, duke luajtur balet klasik.

Top Channel