Mjaftuan vetëm pak minuta “probleme teknike” të rrjetit social Facebook dhe të gjithë përdoruesit në mbarë botën u përfshinë nga “paniku”.

Shumë prej tyre nisën të postonin komente në një tjetër rrjet social si Twitteri, ku diskutuan në lidhje me këtë çështje.

Në fakt, kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ende nuk ka marrë një pozicion zyrtar për këtë dalje “offline” të rrjetit më të ndjekur social në botë, me mbi një miliard përdorues, por dyshohet se ky “problem teknik” mund të jetë edhe si pasojë e përditësimit më të fundit që po i bëhet atij, pasi prej pak ditësh është bërë e ditur se do të lançohet edhe butoni “dislike”.

Por, deri në një sqarim zyrtar të kompanisë, shumëkush mund të mendojë ç’të dojë.

Top Channel