Gisele Bundchen, një libër super i shtrenjtë me foto nudo

24/09/2015 00:00

Pak ditë më parë Gisele Bundchen u rendit si modelja më e paguar në botë, pozicion të cilin e mban për të nëntin vit radhazi. Por pavarësisht të ardhurave të majme, libri që do ta nxjerrë së shpejti modelja do të kushtojë deri në 700 dollarë. Kjo ndoshta mund të konsiderohet paksa e tepërt për fansat e Gisele.

Supermodelja braziliane po punon për publikimin e një libri, në të cilin do të shfaqen 300 foto, ku do të përfshihen edhe ato nudo, ndërsa çmimi mund të shkojë deri në 700 dollarë për kopje.

Për të festuar 20-vjetorin e karrierës së saj, kompania gjermane “Taschen” në bashkëpunim me modelen, priten ta publikojnë këtë libër në muajin nëntor. Në shitje mendohet të dalin rreth 1000 kopje të këtij libri, të cilët do të nënshkruhen me autografin e Gisele. Ajo e ka dizenjuar vetë librin, së bashku me regjisorin Giovanni Bianco.

Në një deklaratë të dhënë, kompania e publikimit ka thënë se fotot do të jenë të shoqëruara me thënie nga miqtë e ngushtë të modeles, familjarët e saj dhe drejtuesit e modës, të cilët kanë zbuluar arsyen se pse ajo është bërë një nga modelet më të famshme në mbarë botën.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel